Bitcoini dhe fantazia e rrezikshme e një paraje ‘jopolitike’

Bitcoini dhe fantazia e rrezikshme e një paraje ‘jopolitike’

1.Çka janë bitcoin-ët dhe çfarë i bën ato të jenë një formë e veçantë e valutës digjitale

Bitcoinët janë njësi valutore digjitale që njerëzit mund t’i përdorin, në internet, për të blerë [një numër të kufizuar] të të mirave dhe shërbimeve. Natyra digjitale e bitcoin-ëve nuk është ajo çka e bën atë diçka të re dhe unike. Ka një varg të madh të valutave digjitale, përfshirë dollarët, eurot dhe forma tjera si pikët për fluturime me ajroplan, pikët e Amazonit etj. Filluar me paratë standarde, më shumë se 90% e dollarëve, eurove, jenëve etj, janë në formën digjitale. Kur banka juaj iu jep një kredi, për shembull, ato duken si para digjitale në llogarinë tuaj bankare. Dhe kur e përdorni kartën e kredisë/borxhit në Internet në mënyrë që t’i transferoni ato te dikush tjetër, nga i cili po blini ndonjë gjë, dollarët ose eurot tuaj, shkojnë e vijnë si thjesht njësi valutore digjitale. Vetëm një pjesë shumë e vogël e parave standarde është në formën e letrës apo metalit.

Ngjashëm, kur një kompani fluturimesh iu jep pikë, të cilat mund t’i shtoni duke përdorur kartë krediti ose duke paguar për ndonjë udhëtim, po e krijon një valutë digjitale. Ngjashëm, kur Bashkimi Evropjan e krijoi skemën tregtare të karbonit, për t’u përdorur nga korporatat dhe tregtarët, ajo sajoi një fond digjital të dioksidit të karbonit, e ndarë në dengje të vogla, të shpërndara me korporata [duke e lidhur secilin prej këtyre dengjeve ose njësive të kuantitetit të dioksidit të karbonit që pronari i dengut mund të emitojë] dhe më pas t’i lirojë për t’u tregtuar këto dengje [ose të drejtat e ndotjes] mes tyre me shpresën që ky treg digjital do të gjenerojë një çmim për dioksidin e karbonit të tillë që korporatat të kenë nxitjen që të prodhojnë më pak ndodhje dhe të shesin balancet e dengjeve të tyre. A ka funksionuar kjo skemë, këto dengje të dioksidit të karbonit dolën si valutë vetëm-digjitale.

Kështu, bitcoini nuk është diçka e re sepse është valutë digjitale apo sepse është një valutë ‘e shpikur’. Valuta të tilla ka çdokund. Çka është e re dhe unike, megjithatë, te bitcoini është që asnjë institucion e asnjë kompani nuk po e ruan të ashtuquajturin Ledger: rekordin e transaksioneve që siguron se, kur e shpenzoni një njësi të valutës, ka një më pak në kuletën tuaj digjitale.

Ose, thënë ndryshe, merrini suveniret e arit su shembull: nga natyra e tyre [metalike] ato konstituojnë një mjet privat të këmbimit, në kuptimin që kur unë e përdorë një për të paguar Maryn për një veturë që ajo po e shet, do të kem një më pak në kuletën time. Sfida më e madhe e krijimit të një valute jofizike, krejtësisht digjitale, është pyetja: Nëse njësia valutore është një varg zerosh dhe njëshash në hard-diskun tim, kush mund të më ndalojë mua që të marrë atë varg, ta kopjojë dhe ta vendos sa herë që dua dhe të bëhem pafundësisht ‘i pasur’? Nëse mund të bëj diçka të tillë, atëherë nënkupton që secili prej nesh ka një mjet në dhomën e tij të ndejës, me të cilën do të mund të krijonte hiperinflacion.

Deri në daljen e bitcoin-it, dija konvencionale thoshte që për të krijuar një valutë digjitale që nuk do të krijonte hiperinflacion, një Ledger të transaksioneve, që mban shënimet e çdo njësie që shpenzojnë unë dhe ti, duhet të ketë një Bankë Qendrore dhe disa korporata. Bitcoini, i theu kurrizin këtij supozimi.

Bitcoini u lind një ditë të vitit 2008 nga një kompjuter anonim, duke përdorur një pseudonim të pazakontë japonez [aka Nakamoto], duke e postuar një algoritëm që bëri të mundur diçka të jashtëzakonshme: mund të gjeneronte një varg zerosh dhe njëshash që ishte unik, duke siguruar që, para se të transferohej nga një kompjuter në një tjetër, një numër minimal i përdoruesve tjerë duhej të ndiqnin transferet e tij dhe të verifikonin që e kishin lënë paisjen e shitësit [të të mirave e shërbimeve] pa e lëvizur nga paisja e blerësit. Për më shumë, algoritmi ishte i shkruajtur në atë mënyrë që të garantonte një ‘prodhim’ të qëndrueshëm të këtyre vargjeve, ose bitcoinëve, me kalimin e kohës dhe në përgjigjje ndaj fuqisë së kompjuterit që ofronin përdoruesit në mënyrë që të ndihmonin t’i shënonin transferet dhe, kësisoj, të arrinin një Ledger kolektiv. Së fundi, që të mbulohet furnizimi i bitcoin-ëve, dhe që të ruhej vlera e tyre, algoritmi duhej të garantonte që maksimumi i numrave të këtyre vargjeve, ose bitcoinëve, mund të rritej vetëm [sipas strukturës së algoritmit] në 21 milion njësi deri në vitin 2040. Derisa të arrihej kjo sasi, ‘prodhimi’ i tij do të ndërpritej dhe përdoruesit e bitcoin-ëve do të duhej të qarkullonin ato 21 milionë njësi. Në ndërkohë, para asaj date, dhe para se maksimumi i lejuar i bitcoin-ëve të arrihet, ndërprerja me të cilën përdoruesit mund të krijojnë bitcoin të rinj [duke e bërë fuqinë e kompjuterit të aftë për komunitetin e bitcoin-it] do të ishte e lidhur anasjelltas me kuantitetin e përgjithshëm të bitcoinëve tashmë të ‘krijuar’ ose të ekstraktuar nga algoritmi.

Në një kuptim, dizajneri i algoritmit të bitcoinit duket se ka dizajnuar një valutë të re në bazën e besimit në një version të vrazhdë monitarist Teoria Kuantitative e Parave [ideja që vlera e parave varet vetëm nga kuantiteti i parave që i ofrohet njerëzve] dhe prandaj përpiqet të krijojë një ekuivalent të… arit. Bitcoini ishte në të vërtetë, i modeluar si ar.

2.Bitcoini si simulim digjital i një metali të çmuar [p.sh. arit]

Cila është merita më e madhe e arit? Rrallësia e tij! Fakti që, dikur njerëzit, për arsye të çuditshme [më e mundshmja për shkak të shkëlqimit dhe rrallësisë së tij] filluan ta përdornin atë si (a) mjet këmbimi dhe (b) vlerë e përdorshme, ari u bë valutë dhe kuantiteti i tij më i vogël i mundshëm u bë njësi valutore. Dizejnatori i algoritmit të bitcoinit ka provuar që të emulojë arin. Njësoj si ari, për të cilin prezumohet të jetë në një masë të fiksuar nën sipërfaqen e tokës, bitcoini poashtu është i kufizuar, artificialisht [përmes përcaktimit të algoritmit të tij] në 21 milionë njësi. Dhe njësisoj si ari, janë dy mënyra për ta blerë atë: ose përmes dollarëve, pulave, mëndafshin, mjaltit a tjetërçkaje… E tjetra është që të ‘rrëmosh’ për to si në shekullin e 19-të rrëmohej për të gjetur ar. Në këtë kuptim, zoti Nakamoto, e përcaktoi algoritmin e tij briljant që lejoi një ‘rrëmim për bitcoin’. Ja sesi e bëri:

Unikaliteti i Bitcoinit, siç aluduam më parë, është që asnjë intitucion qëndror [privat apo publik] nuk kujdeset për transaksionet e bitcoinit. Kështu, kush është? Përgjigjja është spektakulare: “Të gjithë ne jemi!” Nga kjo, ajo që nënkuptoj është se algoritmi i bitcoinit është i shkruajtur në atë mënyrë që e bën të mundur që i gjithë komuniteti i përdoruesve të bitcoinit të ketë qasje në të, dhe të bëj polica, të jetë Ledgeri i Transakcioneve.

Në këtë kuptim, përdoruesit e bitcoin-it duhet ta bëjnë të mundur fuqinë kompjuterike për komunitetin e përdoruesve të bitcoinit në mënyrë që secili të mund të shoh ‘Ledger’-in, për të siguruar një zotërim perfekt komuntar të llogarive të transaksioneve, që është e kundërt me besimin në disa agjenci qeveritare ose në disa korporata private të cilat mund të kishin agjendën e tyre. E natyrshme është që, ndërsa ekonomia e bitcoin-ëve, dhe numri i transaksioneve rritet në mënyrë eksponenciale, masa e fuqisë kompjuterike që është e nevojshme për një individ që t’i kushtohet ‘komuntetit të bitcoinit’ në mënyrë që të shoh kur një bitcoin i ri rritet në mënyrë eksponenciale me kalimin e kohës. Kjo kompleksitet i rritur poashtu vepron si legjitimizues i nocionit që bitcoin-ët e rinj ofrojnë për llogaritë e përdoruesve që e rrisin fuqinë kompjuterike në dispozicion të komunitetit të bitcoinit.

3.Dy të metat fundamentale të bitcoinit

Si me të gjitha gjërat digjitale, ka një numër të madh shqetësimesh që kanë të bëjnë me sigurinë; me frikën e hakerëve dhe e’spivs. Imagjinojeni një botë e cila ka kaluar e tëra në bitcoin. A nuk do të ishim të frikësuar se ndonjë haker gjenial do ta manipulonte algoritmin e bitcoinit për qëllimet e tij? A do të ishte e mençur për njerëzimin që thjeshtë të presupozonte që algoritmi i bitcoinit është i pahakueshëm? Veç kësaj, edhe nëse algoritmi është i sigurtë, ka gjithnjë rrezik që bitcoin-ët e njerëzve të plaçkiten online. Dhe nëse sigurohen bitcoinët në ndonjë kompani sigurimesh, çka ndodh [nën mungesën e një Banke Qendrore bitcoinësh] nëse ajo kompani bankroton apo thjesht zhduket në të çarat e errëta të internetit?

Këto shqetësime ndoshta do të mjaftonin që të problematizojnë të ardhmen e kësaj valute. Por megjithatë këto nuk janë të metat kryesore të saj. Jo, janë dy të meta të pakapërcyeshme që e bëjnë bitcoinin një valutë tepër problematike: E para, ekonomia sociale e bitcoinit është lidhur që të jetë e tipizuar nga një deflacion kronik. E dyta, ne tashmë e kemi parë ngritjen e një aristokracie të bitcoinëve e cila, pavarësisht çështjes së një drejtësie distributive të cilën e ngritë, ngjall frikëra serioze rreth kapacitetit të shumë pak njerëzve për të manipuluar valutën në mënyrë që të pasurohen për vete. Le t’i shikojmë këto dy probleme më nga afër.

E para, deflacioni është i pashmangshëm në komunitetin e bitcoinit sepse maksimumi i bitcoinëve tashmë është fiksuar në 21 milionë bitcoinë dhe përafërsisht gjysma e tyre janë stampuar në kohën kur shumë pak të mira dhe shërbime mund të përkthehen në bitcoin. Që ta themi më thjeshtë, nëse bitcoini vazhdon të penetrojë tregun, një numër në rritje i të mirave dhe shërbimeve do të shiten në bitcoin. Dhe kështu, rata e rritjes së kuantitetit apo sasisë do të kalojë ratën e rritjes së numrit të bitcoin-ëve [një ratë që, siç është shpjeguar, është ngushtësisht e lidhur me algoritmin e Nakamotos]. Shkurtimisht, një numër i kufizuar bitcoin-ësh për secilën njësi të të mirave dhe shërbimeve do të bie duke shkaktuar deflacion. Dhe pse ky është një problem? Për dy arsye: E para, sepse një rënje e pritshme në çmimet e bitcoinit motivon njerëzit me bitcoin-ë që ta shteyjnë, aq shumë sa munden, shpenzimin e tyre [pse të blej diçka sot kur mund ta blej më lirë nesër?).

E dyta, dy defekte po zhvillohen, krejt paevitueshëm, brenda ekonomisë së bitcoin-ëve. Defekti i parë tashmë është përmendur. Është ajo që e ndan “aristokracinë e bitcoinëve” nga “varfanjakët e bitcoinëve”, ose nga të vonshmit që mund të blejnë bitcoinë me dollarin dhe euron e rritur. I dyti defekt ndan spekulatorët nga përdoruesit, ose ata që e shohim valutën si mjet këmbimi nga ata që e shohin si aksion me vlerë. Kombinimi i këtyre dy defekteve, gjerësia thellësia e të cilave rritet, është që të injektojë një potencial masiv jostabilizues në universin e bitcoinëve. Ndërsa është e vërtetë për të gjitha valutat që ka gjithnjë nevojë spekulative, në kundërshti me nevojën për transaksione, në rastin e nevojës spekulative të bitcoinëve kalohet në superim të nevojës për transaksione. Dhe për aq gjatë sa kjo është kështu, paqëndrueshmëria do të mbetet shumë e madhe dhe do të përmbajë ata që do të donin të hynin në ekonominë e bitcoinëve si përdorues. Kështu, si paratë e këqija që nxjerrin jashtë loje paratë e mira [‘ligji’ i famshëm i Greshamit], nevojat spekulative për bitcoinë i nxisin nevojat tona për transaksione.

A mund të ndreqen këto dy defekte? Do të ishte e mundur që të kalibrohej një masë afatgjate e bitcoinëve në atë mënyrë që të përmirësonte efektet deflacionare të përshkruara më sipër duke anuar balancin nga nevojat spekulative në ato të transaksioneve për bitcoinët? Për të bërë diçka të tillë do të duhej një Bankë Qëndrore e Bitcoinit, e cila natyrisht do të mposhte qëllimin e të pasurit një valutë të decentralizuar digjitale si bitcoini.

4.Konkluzioni: Fantazia e një paraje ‘të ndershme’ e ‘të depolitizuar’

Kriza e 2008-s ka injektuar shoqëritë tona me një skepticizëm enorm në rolin e autoriteteve, ndaj qeverisë dhe Bankës Qëndrore. Është shumë e natyrshme që shumë ëndrrojnë për një valutë që politikanët, bankierët dhe bankat qëndrore të mos mund ta manipulojnë; një valutë e popullit, nga populli dhe për popullin. Bitcoini doli si një shpresë e madhe e bardhë e diçkaje të tillë. Mjerisht, shpresa që sjell për zemrat dhe mendjet e shumë njerëzve është fallse. Dhe arsyeja është e thjeshtë: Ndërsa është e vërtetë që komunitetet lokale në të kaluarën kanë gjeneruar valuta të suksesshme komuntare [që iu lejonte atyre të përmirësonin mirëqenien mes tyre, veçanërisht në kohë të krizave akute ekonomike], nuk mund të ketë një valutë të depolitizuar të aftë që të ‘fuqizojë’ një shoqëri të avancuar dhe industriale.

Qëkur revolucioni i dytë industrial mundësoi daljen e kompanive të mëdha, oligopolitike [Edisonët dhe Fordët e 1900-ave, dhe Google-t dhe Apple-t e sotëm], kapitalizmi u bë i varur nga vrulli i madh kreditor për qëllimet e të financuarit të këtyre nevojave të korporatave kapitale. Këto vrulle kreditore kërkonin një shtytje të mëdha me para, të dyja, në mënyrë që të financohej krijimi i të mirave të reja kapitale dhe poashtu që të mbështesnin modelet e reja konsumuese që ishin të nevojshme që të mbanin kapacitetet prodhuese të reja të ekonomisë. Edhe kur ekonomitë kapitaliste operonin nën Standardet e Arit, bankat gjenin mënyrë për të krijuar para duke shtuar sasitë kundër aksioneve ekzistuese, të qëndrueshme të arit.

1920-at kështu demonstrojnë pamundësinë e një paraje jopolitike. Megjithëse autoritetet monetare po ngulmonin për një korrespondencë të qëndrueshme mes kuantitetit të parave të letrës dhe arit, sektori financiar po shtyente paratë në mënyrë të pashmangshme. A mundeshin autoritetet t’i ndalnin ata që të bënin diçka të tillë? Nëse po, Edisonit dhe Fordët kurrë nuk do të lulëzonin, dhe kapitalizmi do të kishte dështuar që t’i prodhonte ato të mira që i prodhoi; e vërtetë, do të kishte stagnuar dhe do të kishte nxjerrë tensione sociale që do t’i vendosnin institucionet e saj nën një krizë shumë më përpara 1929-s. Kështuqë, autoritetet qëndruan, duke lejuar fluskën e 1920-ave të fryheshin, duke çuar 1929-a dhe te katastrofa e Depresionit të Madh.

Arsyeja që paraja është dhe mund të jetë vetëm politike qëndron te fakti që e vetmja rrugë që të udhëhiqet kursi mes Scyllas dhe Charybdis-it [kur duhet të zgjedhësh mes dy djajëve] të një rritjeje të rrezikshme dhe një stagnimi është të ushtrosh një shkallë racionaliteti, kontrolli kolektiv mbi sasinë e parave. Dhe qëkur kontrolli thuhet të jetë politik, në kuptimin që politikat e ndryshme monetare do të afektojnë një grup të ndryshëm të njerëzve, e vetmja formë e mirë në mënyrë që ky kontroll të ushtrohet është përmes agjencive kolektive e demokratike. Shkurtimisht, meqë paraja politike është një iluzion i rrezikshëm, Banka Qëndrore që është demokratikisht e kontrolluar mbetet e vetmja shpresë për një formë të parasë që është për popullin dhe nga populli. Bitcoini, pavarësisht disa karakteristikave interesante, kurrë nuk mund ta bëj atë gjë.

Epilogu

Entuziastët e bitcoinit, ashtu si besuesit në Standardet e Arit, e kuptonin paranë si të ishte ndonjëfarë komoditeti që do të dilte spontanisht si një njësi këmbimi – e ngjashme si cigaret në ekonominë e të burgosurve të luftës që R.A.Radford e përshkroi aq shkëlqyeshëm. Ky është një keqkonceptim i bazuar në besimin e paekzaminuar [dhe rrezikshmërisht falls] që nuk ka një dallim substancial mes kampit të të burgosurve të luftës dhe ekonomisë kapitaliste moderne; që si në kampion e të burgosurve të luftës [POW camp], prodhimi është i pavarur nga pritshmëritë dhe nevoja është gjithnjë mjaftueshëm e bollshme që të absorbojë prodhimin. Si për investimet, supozohet të jenë uni-direksionale të përcaktuara nga kursimet të cilat, në kthim, janë përcaktuar nga rata në të cilën konsumi aktual shtyhet për të ardhmen. Asnjë nga kjo nuk mbahet në një ekonomi përfshirë jo vetëm këmbimin por poashtu edhe prodhimin e investimin. Janë këto dy aktivitete, prodhimi dhe investimi, që e pengojnë mundësinë për një para jopolitike

Përktheu dhe përshtati: Periskopi

Shpërndaje në: