Bitcoin mund të jetë ari i ri

Bitcoin mund të jetë ari i ri

Bitcoin mund të jetë ari i ri, por ari nuk është si Bitcoin. Vitin e kaluar 14 milionë onz ar janë gërmuar dhe 2.5 milionë Bitcoin. Edhe në vitet e ardhshme po aq ar me shumë gjasa do të nxirret nga toka.

Pyetja e madhe për Bitcoin: a është Bitcoin një mall apo kapital? Është pyetje e madhe sepse mallrat flluskojnë dhe kur ju ndodh kjo ato kalojnë nëpër disa mini-boom dhe shpërthime të cilat bien pas një periudhe kohore.

Do të ishte fatkeqësi nëse Bitcoin do të ishte si mallrat. Por edhe kapitalet dhe stoqet teknologjike flluskojnë në periudha të ndryshme kohore. Por boom-et e tyre rriten me ekonominë dhe bëhen çdo ditë e më të mëdha.

Në dy flluskat e fundit teknologjike janë shfaqur të njëjtat emra: Amazon, Apple dhe Microsoft dhe është një model që ata që besojnë tek Bitcoin duan ta shohin nga asetet e tyre kriptografike.

Aktualisht Bitcoin ngjan më tepër me një mall sepse pas flluskës së parë, pësoi një rënie të interesit dhe si rezultat vlerës. Ky proces duket si një “pasgoditje” e një malli flluskë. Por mallrat shkojnë drejt kolapsit sepse kompanitë tejet-investojnë në një gjë e më pas e tërheqin nga tregu duke shkaktuar një kolaps të çmimit. Rënia e çmimit shtyn edhe të tjerë të largohen duke krijuar kështu një rënie masive dhe përsëritje ciklesh të rënies.

Bitcoin mund të jetë ari i ri, por ari nuk është si Bitcoin. Vitin e kaluar 14 milionë onz ar janë gërmuar dhe 2.5 milionë Bitcoin. Edhe në vitet e ardhshme po aq ar me shumë gjasa do të nxirret nga toka.

Mekanizmi i kontrollit të furnizimit me Bitcoin është një prej pikave më të forta të teknologjisë dhe këtu ndahen rrugët e Bitcoin me atë të një malli. Në fakt furnizimi me bitcoin dita ditës do të bjerë derisa të ndalohet plotësisht.

Por Bitcoin nuk është as kapital por një aset unik i vështirë për tu kuptuar. Është një aset tejet i rrallë me një brend të fortë, paqëndrueshmëri të madhe dhe është teknologji e aplikuar. Pranueshmëria e kriptomonedhës po rritet dita ditës dhe bën shumë gjëra që i bën edhe ari, madje edhe më mirë.

Ari nga ana tjetër është një komoditet për përdorim praktik dhe shfrytëzohet nga qeveritë për një arsye sa të thjeshtë aq edhe të rëndësishme.

Ari është monedha e vetme e pranueshme në luftë e ndërsa letra na bëjnë punë në kohë paqeje, ari është para e vetme përballë një konflikti. Për këtë arsye qeveritë kërkojnë ar edhe sot.

Ndërsa ari mbetet monedha e vetme në kohë lufte, Bitcoin po bëhet me shpejtësi një aset i cili do të shmangë luftërat. Në një botë ku një pjesë e madhe e popullsisë së botës është nën totalitarizëm apo regjime të egra me barriera të lartë për të penguar rritjen e kapitalit, nevoja për Bitcoin si një mënyrë për të kapërcyer këto barriera vetëm sa do të rritet. Ndërsa ari mbetet kryesori, bitcoin gradualisht do të marrë pjesëza prej tij.

Shpërndaje në: