Bislimi pretendoi ulje të papunësisë, Hoti: Jeni përçudnuar, 200 mijë qytetarë të moshës së punës janë larguar nga vendi

Bislimi pretendoi ulje të papunësisë, Hoti: Jeni përçudnuar, 200 mijë qytetarë të moshës së punës janë larguar nga vendi

Pasi Zëvendës Kryeministri, Besnik Bislimi, pretendoi të kenë ulur ndjeshëm papunësinë në vend gjatë qeverisjes së tyre, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adullah Hoti reagoi duke e quajtur “të përqudnuar” dhe duke rikujtuar se 200 mijë qytetarë të moshës së punës janë larguar nga vendi.

Postimi i Hotit:

Këta qeveritarë vërtetë janë përqudnuar.

– Zv.kryeministri Bislimi deklaron se është ulu papunësia kur 200 mijë qytetarë, kryesisht të moshës së punës, janë larguar nga vendi;

– Zv.kryeministrja Gërvalla, në vitin e katërt në pushtet, çuditet për tarifat e larta për pajisje me dokumente që lëshohen në konsullata dhe vendos t’i ulë ato;

– norma e rritjes ekonomike në Kosovë për 2025 pritet të jetë 3.9%, që është me ndikim mininal në rritjen e standardit të jetës, por zyrtarë të partisë në pushtet krekosen se është më e larta në rajon kur vendi fqinj në veri e ka 3.8%, pra Kosova e ka vetëm 0.1% më të lartë.

Lista nuk mbaron me kaq, por kaq për momentin.

Shpërndaje në: