“Bisha ime, për ty janë thënë shumë….”, ja si e motivon nëna Strakoshën

“Bisha ime, për ty janë thënë shumë….”, ja si e motivon nëna Strakoshën

Thomas Strakosha në këtë sezon e ka pasur shumë të vështirë të gjejë vazhdimësinë dhe është goditur rëndë nga infektimi, dëmtimet dhe forma e mirë e Reina, i cili përfitoi nga mungesa e yllit të kombëtares sonë dhe nuk e lëshoi më vendin e titullarit.

Në nisje të këtij viti Strakosha pësoi një dëmtim dhe është në fazën e rikuperimit. Së fundmi ai ka postuar një foto në Instagram, ku shkruan: “Duke u ngarkuar… Asnjëherë mos hiq dorë?”

Në postimin e yllit të kombëtares sonë ka komentuar mamaja e Thomas, Adelina. Sipas saj për Thomas janë shkruar shumë të pavërteta dhe tani ka ardhur momenti i së vërtetës.

“Bisha ime! Të gjitha gënjeshtrat, që janë shkruar për ty kanë bërë gjysmën e e rrugës përqark botës. E vërteta sapo ka nisur”, shkruan ajo në seksionin e komenteve, teksa Strakosha i përgjigjet me simbole zemre, duke i shprehur dashurinë.

Për Strakoshën gjatë ditëve të fundit janë shkruar shumë gjëra, por ajo që ka rënë më shumë në sy është sherr hipotetik me stafin teknik dhe mundësinë e largimit në verë. Mbetet për t’u parë se për cilën gënjeshtër e ka fjalën mamaja.

 

"Bisha ime, për ty janë thënë shumë....", ja"Bisha ime, për ty janë thënë shumë....", ja"Bisha ime, për ty janë thënë shumë....", ja"Bisha ime, për ty janë thënë shumë....", ja"Bisha ime, për ty janë thënë shumë....", ja"Bisha ime, për ty janë thënë shumë....", ja

Shpërndaje në: