Bisedimet për të ardhmen e Ronaldos fillojnë pas mbërritjes së Erik ten Hag
Manchester United do të zhvillojë bisedime lidhur me të ardhmen e yllit portugez, Cristiano Ronaldos, pasi të marrë detyrën trajneri i ri Erik ten Hag.
E ardhmja e Ronaldos vazhdon të jetë temë diskutimi në Angli.
Ai ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në qershor të vitit 2023, por rikthimi i tij te United mund të mos jetë i gjatë.
Në lidhje me të ardhmen e Ronaldo ka folur edhe trajneri aktual i United, Ralf Rangnick, i cili tha se kjo temë do të diskutohet pasi të marr detyrën Ten Hag.
“Cristiano ka edhe një vit kontratë. Është gjithashtu e rëndësishme të kuptojmë se çfarë dëshiron, nëse dëshiron të qëndrojë.
Kjo është diçka për të cilën duhet të flitet në mes Erik ten Hag dhe bordit”, tha Rangnick.
Ronaldo këtë sezon me Man United ka 37 paraqitje, ku ka shënuar gjithsej 23 gola dhe dhuruar tri asistime.