Bisedat Kusari me Simiq – Arben Gashi: Janë komunikime të Albin Kurtit me Radoiçiqin apo Simiqin
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka komentuar bisedat e Dejona Mihailit dhe Nagip Krasniqit, të cilat tha se janë kundërligjore dhe ndërhyrja në këto institucione është vepër penale.
“Përveçse kundërligjore, përveçse ndërhyrje në institucione të pavarura dhe ligjore dhe kushtetuese e cila bën vepër penale, unë e kam parë edhe në aspektin etik të padenjë”, vlerësoi Gashi.
Kurse, sa i përket bisedave të shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila dhe Slavko Simiq, Gashi u shpreh i bindur se Kurti është përgjegjës direkt për çdo komunikim të Kusari-Lilës dhe se ato janë komunikime të Kurtit me Radoiçiqin dhe Simiqin.
“Është çështje e brendshme e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit por unë mendoj dhe jam i bindur se Albin Kurti është i përfshirë dhe përgjegjës direkt për çdo komunikim që e ka Kusari-Lila dhe nuk janë komunikime të Mimoza Kusari-Lilës por janë komunikime të Albin Kurtit me Radoiçiqin apo Slavko Simiqin, apo këdo tjetër”, deklaroi shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi./Gazeta Blic/