Bimët dhe erëzat e freskëta mund ti rrisni edhe brenda në shtëpi
Edhe nëse nuk keni shumë hapësirë në dispozicion, mjaftojne rrezet e diellit për të rritur bimët dhe erëzat në shtëpinë tuaj.
Nëse nuk e keni fatin që të jetoni në shtëpi me oborr, edhe ballkoni i apartamentit mund të trasformohet në një serrë për të rritur bimët që duam.
Micro-perimet
Nga anglishtja, microgreens, këto bimë janë mundësia më e mirë për të nisur një prodhim të vogël frutash dhe perimesh në shtëpinë tonë.
Këto bimë, të vogla, janë të gatshme për vetëm dy javë, janë prezente në shumë tavolina dhe restorante, kanë forma, shije dhe ngjyra nga më të ndryshmet.
Pjesa më e bukur është fakti që ato janë të pasura me vlera ushqimore dhe rritja e tyre mund te bëhët dhe te pragu i dritares.
Duke parë që microperimet nuk jane të pjekura plotësisht, ato janë të gatshme më herët dhe nuk kanë nevojë për dhe të thellë.
Erëzat
Kur kemi erëza në shtëpi duket sikur jetojmë në mes të luksit, të paktën për ata që merren me gatimin.
Me të njëjtin çmim me të cilin blejmë një tufë majdanoz, mund të rrisim shumë më shumë erëza për t’i dhënë sa më shumë shije gatimeve. Erëzat mund të rriten në ballkon, verandë apo dritare, sigurohuni vetëm që të kenë të pakten 4 orë dritë në ditë.
Agrumet
Mund të rrisim agrume në shtëpi dhe pa patur në dispozicion fusha apo toka të gjera. Agrumet nano janë perfekte për rritje në ambient të brëndshme dhe kanë nevojë vetëm për 8 orë dritë në ditë për të bërë fruta dhe për t’u rritur të gjelbra dhe plot shkëlqim.
Pozita më e mirë është një dritare e drejtuar nga veriu. Mos harroni të përdorni dhe një pjatë poshtë vazos, për të mbledhur ujin e tepërt, i cili do të krijojë lagështi dhe si rrjedhojë ambientin perfekt për rritjen e agrumeve tuaja.