Bim Bimma i drejtohet brutalisht Kurtit dhe VV? Pakurrizorë që po lujnë me jetat tona si me lujtë bastore
Bim Bimma është padyshim një prej figurave më prezente në estradë, apo më mirë të themi – pasi ai do ta urrente etiketimin si ‘estradë’ – në shqip-hop.
Nga ‘Egjeli’, te ‘Rrajtë’ e ‘Bima’, Burim Kursani ka qenë padyshim një prej kontribuesve më të mëdhenj në ngritjen e kulturës së hip-hopit në Kosovë, shkruan Periskopi.
Të paktën kështu ishte deri kur filloi të shkëmbente fjalosje Fero-n dhe të shante në mënyra indirekte të rinjtë që përfaqësojnë valën e re të hip-hopit në Kosovë.
Aty filloi të dalë në pah hidhërimi i tij dhe i shumë të tjerëve nga ‘shkolla e vjetër’, të cilët thjesht nuk po mund ta pranonin se e ardhmja është përtej Wu Tang e Nas dhe ‘pleqëve’ të tjerë.
Sinqerisht, është irrituese kur shohim ‘pleqtë’ e estradës të kompleksuar nga sukseset e artistëve të rinj dhe që mundohen të mbajnë veten gjallë me projekte që nuk janë më relevante nga 2005-ta.
Sidoqoftë, Bim Bimma ka arritur ta mbajë një audiencë gjallë për vete, shkak edhe i temave sociale dhe politike të cilat i prekë vazhdimisht në materialet e tij.
Ai gjithmonë mundohet të jetë njëzëri me atë që thotë dhe përfaqëson populli dhe të njejtën gjë e bën edhe te kënga e re ‘Përgjithmonë’ në bashkëpunim me rap-artistin e ri, Chambeh, i cili dhuron vargje absolutisht brilante, por fakteqëisht producenti e lë në baltë pasi miksimi lë shumë për t’u dëshiruar – derisa vargjet që janë jashtëzakonisht me peshë, mezi dëgjohen nga zhurma e instrumentalit në sfond.
Nëse u pëlqejnë projektet të fokusuara mbi të mirat materiale, kjo këngë nuk është për ju, pasi shqelmon fuqishëm pikërisht atë aspekt të jetës së njerëzve.
Sidoqoftë, le të fokusohemi te disa vargje në veçanti të Bim Bimmës në këtë projekt: ”I rrethum prej njëqelizorëve e pakurrizorëve, që po lujnë me jetat tona si me lujtë bastore.”
Duke marrë në konsideratë këngët ‘Çu’ dhe ‘1ka1’ është e qartë se këto vargje janë ‘pështyer’ në drejtim të pushtetit qeverisës, i cili së fundmi ka qenë temë diskutimi e vazhdueshme për shkak të premtimeve të pambajtura dhe marrjen e vendimeve kontraverse si ajo e reciprocitetit, edhe pse kënga është publikuar më 25 prill, një muaj pasi kryeministri Albin Kurti dhe VV erdhën në pushtet.
‘Nuk po du fmive t’mi jeta jem me iu përsëritë, ma keni pru punën me ikë se s’kom ku i rriti fmitë’, vazdon tutje të thotë Bima teksa e përfundon me ‘fjalët që nuk mahën, gjithmonë metën në ajër, bonu ujë se uji nuk tretet n’vaj.’ /Periskopi.com/