Bilanci i trajnerëve të Barcelonës – statistikat nxjerrin dy më të mirë sesa Guardiola, Koeman në fund

Bilanci i trajnerëve të Barcelonës – statistikat nxjerrin dy më të mirë sesa Guardiola, Koeman në fund

Barcelona ka pasur disa trajnerë viteve të fundit, disa më të suksesshëm e disa me projekte të dështuara.

Në mesin e trajnerëve më të suksesshëm janë Pep Guardiola – sigurisht – por edhe Luis Enrique e Tito Vilanova, ndonëse ky i fundit nuk pati mundësi të drejtonte skuadrën në shumë ndeshje.

Duke filluar nga Frank Rijkaard e deri te Ronald Koeman, Barcelona numëron tetë trajnerë. Sigurisht, me trofe dhe dominim, Guardiola është i pakrahasueshëm, por statistikat nxjerrin Tito dhe Enrique më të mirë.

Ronald Koeman bën pjesë me Quique Setien në pozitat më të dobëta, përcjell Periskopi. Më poshtë mund të shihni grafikun që tregon bilancet e tetë trajnerëve të fundit të Blaugranave. /Periskopi/

Shpërndaje në: