BIK del me një njoftim rreth aktiviteteve që priten të realizohen përgjatë muajit Ramazan

Bashkësia Islame e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt në prag të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, nën kryesimin e kryetarit Myftiut Naim Tërnava.
Në njoftimin e BIK-ut bëhet e ditur se pikë kryesore ka qenë parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan, ku para anëtarëve u shpalosën planet dhe aktivitetet që priten të realizohen përgjatë këtij muaji.
“Gjatë kësaj mbledhje si pikë kryesore qe parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan, ku para anëtarëve u shpalosën planet dhe aktivitetet që priten të realizohen përgjatë këtij muaji. Po ashtu në këtë mbledhje u diskutuan edhe pika të tjera të rëndësishme, për të cilat u dhanë ide dhe u morën vendime në bazë të kompetencave që i takojnë kësaj Kryesie”, ka njoftuar BIK.