Big Mama në prehërin e ‘babadimrit’ ju uron Vitin e Ri
Big Mama është një këngëtare mjaft e njohur dhe e dashur për publikun.
Ajo e ka filluar muzikën qysh në moshë të re, duke u bërë mjaft e njohur në estradën shqiptare, shkruan Indeksonline.
33 vjeçarja shpesh herë ka qenë në fokus të mediave rozë për shkak të ndryshimit të madh që ka bërë në pamjen e saj.
Me largimin e shumë kilogramëve, ajo u transformua në një femër tjetër duke mos hezituar ta ekspozoj me krenari këtë ndryshim.
Së fundmi ajo ka pozuar në prehërin e babadimrit, duke uruar të gjithë për Vitin e Ri 2020.