Big Mama “e bën për pesë pare” komentuesen që e kritikoi pse u ekspozua pak pasi i vdiq babai
Big Mama e ka pranuar një kritikë nga dikush prej ndjekësve.
Babai i Big Mamës ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje duke i lënë të pikëlluar familjen e farefisin, shkruan lajmi.net.
Lidhur me humbjen e madhe ishte vetë këngëtarja ajo e cila ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram.
Disa ditë më vonë Bigi u shfaq joshëse e veshur shkurt dhe pranoi një kritikë nga dikush prej ndjekësve lidhur me publikimin e fotove të tilla derisa akoma është në zi.
E nuk ka munguar reagimi i Big Mamës e cila i ka kthyer përgjigjen.