Bienalja e Venecias, Sislej Xhafaj dhe Kosova në mediat prestigjioze ( Video )
Artisti Sislej Xhafaj që përfaqëson Pavijionin e Kosovës në Bienalen e Venecias ka tërhequr vëmendjen e mediave prestigjioze italiane dhe atyre Botërore.
Prestigjiozja “Vogue Italia” ka realizuar një intervistë me artistin kosovar Sislej Xhafa, ku u i ka lënë një hapësirë të rëndësishme artistit duke e prezantuar edhe me punën e tij ndër vite.“Sislej Xhafa, i njohur si një artist konceptual bashkëkohor është i pranishëm këtë vit në Bienalen e Venecias me një ekspozitë të fuqishme që përfaqëson shkatërrimin dhe peripecitë e vendit të tij gjatë luftës në Kosovës.
Artisti njihet për faktin se ai gjithmonë përpiqet t’i sfidojë stereotipet, paragjykimet dhe realitetin politik”, shkruan Vogue për artistin kosovar.
Vogue Italy, e konsideron veprën e Xhafës si një ndër më të suksesshmet e këtij Pavijonit. Intervistë me Xhafën i është referuar veprës së tij Lost and Found. Xhafaj i është përgjigjur pyetjeve të intervistueses me disa komente rreth veprës së tij.
“Brenda punës sime në pavijon nuk gjendet askush. Kjo lidhet me me të zhdukurit në Kosovë. Telefoni nuk cingëron asnjëherë. Kurrë.”, -shprehet Xhafaj për metaforën e veprës së tij.
Ndërsa prestigjiozja britanike “The Guardian” përmend mes emrave të disa artistëve pjesëmarrës në këtë Bienale edhe artistin Sislej Xhafa duke e komentuar për veprën e tij ‘Lost and Found”.
Konkretisht shkruhet se “ai është një lajmëtar për vuajtjen e familjeve shqiptare dhe të gjithë të zhdukurve në luftën e fundit në Kosovë.Ndërsa më tej “The Guardian” shkruan: “Arti mund të t’ju dërgojë kudo.
Kurse Bienalja e 57-të në Venecia ju sjell rrotull globit si asnjëherë më parë, që nga anijet e gjuetisë së Inuit në shirat e brazilianëve, nga dyqanet e berberëve koreanë në fushat e minuara të Irakut dhe plazhet në Antiguan.
Unë nuk besoj se do të ndihem më mirë para progresivitetit disi të turpshëm të Finlandës, sesa në satirën absurde të Erkka Nissinen me vezët animatronike dhe nuk mund të jem më afër Kosovës sesa përmes telefonit tragjik që kurrë nuk cingëron në kabinën ‘Lost and Found’ të Sislej Xhafës”.