Bielsa po çmend Evropën me ekipin e tij: Iu jep gola ‘fore’ kundërshtarëve, e megjithatë fiton (Video)

Bielsa po çmend Evropën me ekipin e tij: Iu jep gola ‘fore’ kundërshtarëve, e megjithatë fiton (Video)

Marcelo Bielsa është quajtur si trajneri më i mirë në botë nga Pep Guardiola, Diego Simeone dhe Mauricio Pochettino edhe pse nuk ka fituar asgjë të rëndësishme gjatë karrierës së tij 30 vjeçare.

Aktualisht, Bielsa është trajner i Leeds Unitedit, ekipit të madh anglez që nuk ka qenë pjesë e Premier Ligës nga viti 2003. Madje, ky ekip ka vuajtur aq shumë sa për disa sezone ishte edhe në kategorinë e tretë angleze. Por, Bielsa po kalon sezonin e dytë në klub dhe tashmë kanë filluar kërkesat për t’i ndërtuar një statujë në qytetin e Leeds-it, pranë stadiumit Elland Road.

Por, çka ka të veçantë ky trajner?

Leeds United ishte duke fituar me rezultat 3-0 ndaj Cardiff Cityt para dy javësh. Lojtarët e tij megjithatë nuk ndërruan taktikë dhe vazhduan të luanin po njësoj, të mërzitur që ekipi i tyre po fitonte aq kollaj. Fitoret e kollajshme, nuk konsiderohen fitore në Leeds. Dhe kështu, Cardiff City barazoi 3-3, përkthen Periskopi.

Gjatë ditës së djeshme, Leeds kishte epërsinë prej 2-0 ndaj Birmingham Cityt. Por, rezultati përfundimtar ishte 4-5. Sa herë që Leeds kalonte në epërsi, Birmingham barazonte, përveç në fund.

Lojtarët e Leeds-it, lojtarët e Bielsas, nuk donin të mbaronte loja duke fituar lehtësisht e pa luftë.

E megjithatë, pavarësisht këtij tipari të çuditshëm, ekipi i Bielsas është në vendin e parë në tabelë dhe me shumë gjasë do të jetë pjesë e Premier Ligës nga viti i ardhshëm.

Bielsa ka ndërtuar një grumbull lojtarësh që kanë realizuar potencialin e tyre të plotë. Asnjëri nuk është emër i madh, e megjithatë, disi po ia dalin që t’i dominojnë të gjitha 23 ekipet e tjera në kategorinë e dytë angleze të përbërë nga ekipe të mëdha, me lojtarë të mëdhenj.

Karakteristikë e këtij ekipi është pangopshmëria e lojtarëve me lojën. Duan të luajnë deri në maksimum, pavarësisht rezultatit, si maniakë futbolli.

Taktikat e Bielsas ndryshojnë. Disa prej tyre mund t’i shohim edhe te trajnerët e përmendur më lart. Te Guardiola, te Pochettino e te Simeone, ndër tjerë. Edhe te Marcelo Gallardo së shpejti, që pritet të bëhet trajner i madh te Barcelona.

Herë 3-2-3-2, herë 4-2-2-2, e herë 3-3-2-2. Por, ajo që përbashkon këto taktika është forma kaotike e lojës. Pasime tepër të sakta me precizion marramendës. Pastaj, presion të shqendërzuar me pak lojtarë.

Vitin e kaluar ekipi i tij po fitonte një sfidë vendimtare ndaj Aston Villas, por ekipi i tij i dha një gol kundërshtarit duke e lejuar që të shënonte thjesht pasi që goli i tyre u kontestua nga lojtarët e Villas. Leeds për pak nuk ia doli të siguronte play-offin.

Se sa magjik është Bielsa, na tregon edhe përmendja e tij si “Mbreti i Shtatë Mbretërive të Lojës së Froneve [Game of Thrones]” nga aktori danez që luante Jamie Lannisterin në film.

Po ashtu, Marcelo Bielsa thirret stadiumi me 42 mijë ulëse ku luan ekipi që ngriti talentin e Lionel Messit.

Ja çka shkruan një tifoz i Leeds United në një grup të këtij klubi në Facebook:

“Bielsa na ka kthyer neve në një roman të realizmit magjik. Sa shumë kthesa të papritura, drama të bukura, dhe pasion. Ekipi ynë është më shumë se një ekip futbolli. Është një rrëfim, i mbushur plot me rrëfime tjera. Madje edhe ndeshja kundër Cardiffit ishte e jashtëzakonshme. Lojtarët janë ekstra-profesionalë, të mbushur me pasion, të etur për të luajtur. Ndonjëherë tepër të etur. Të gjithë kanë realizuar potencialin e plotë të tyre. Nuk mund të ngihen me lojën e tyre ashtu si fëmijët e vegjël. E çka për rezultatet? Nuk ma merr mendja se iu bën shumë. Është në rregull të fitojnë, por është domosdoshmëri për të luftuar, Për shembull, nëse rezultati është 3-0 për ta, kjo është tepër e mërzitshme dhe pavetëdijshëm duhet ta prishin rezultatin vetëm për të luftuar sërish. Si fëmijët. Nëse po fitojnë lehtësisht, loja nuk ia vlen të luhet.

S’ka rëndësi çka ndodh në vazhdim, dua t’i them falemnderit Marcelo Bielsas! Tash mund ta kuptoj përnjëmend pse një stadium më i madh se Elland Road mban emrin e tij. Stadiumi i ekipit që rriti Lionel Messin. Dhe tash mund ta kuptoj përnjëmend pse Guardiola mendon që Bielsa është trajneri më i mirë në botë!”

Shpërndaje në: