Bieber: Dialogu Kosovë – Serbi nuk po funksionon, duhet një kthesë në proces
Njohësi i çështjeve politike të Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber, ka vlerësuar se dialogu Kosovë – Serbia nuk po funksionon.
Ai ka bërë me dije se ku proces ka nevojë për një kthesë.
Në një intervistë për “Kohën”, Bieber ka thënë se për të funksionuar dialogu i Brukselit, BE-ja duhet të ndryshojë qasjen.
“Mendoj se duhet të ketë një kthesë, e që nuk do të thotë se do të ketë. Nuk ka dialog. Dialogu nuk ekziston… Arsyeja e vetme që dialogu ekziston ende si format sot është sepse është e vetmja mënyrë dhe i vetmi vend ku Serbia dhe Kosova bisedojnë me njëra-tjetrën në një moment disi. Por nuk ka dialog. Është një dialog i të shurdhërve. Dhe BE-ja po pretendon se po vazhdon, por nuk po funksionon. Pra, një gjë është e qartë për ta bërë atë të funksionojë e të ketë ndonjë rezultat, duhet ndryshuar plotësisht procesin dhe qasjen”, ka theksuar Bieber.