Bie zjarr në Kullën Eiffel, evakuohen menjëherë turistët
Ditën e sotme është ngritur alarmi në Kullën Eiffel, për shkak të zjarrit të shkaktuar në një nga ashensorët.
Zjarri u vu shpejt nën kontroll dhe u shua, por pati shumë panik pasi 1200 persona brenda atraksionit turistik u detyruan të evakuoheshin.
Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka rënë në një bosht ashensori mes katit të parë dhe të dytë.
Në fakt, vlerësimet e para të zjarrfikësve tregojnë se zjarri ka nisur kur një pajisje pranë një kablloje ashensori është mbinxehur.