Bie poshtë gjithçka, Lampard refuzon mundësinë për ta drejtuar Norwichin

Bie poshtë gjithçka, Lampard refuzon mundësinë për ta drejtuar Norwichin

Frank Lampard nuk do ta drejtojë skuadrën e Norwich City.

Skuadra nga Premier League, Norwich City, lidhej ngushtë me emrin e Frank Lampard këtë javë, por situata ka ndryshuar tashmë.

Sky Sports raporton se Frank Lampard nuk është më në garë për të zëvendësuar Daniel Farke, përcjell Periskopi.

TalkSport po ashtu bën të ditur se anglezi ka refuzuar mundësinë për t’iu kthyer punës së trajnerit me Norwich.

Mbetet të shihet se cili do të jetë emri që do të marrë drejtimin e skuadrës së Milot Rashicës. /Periskopi/

Shpërndaje në: