Bie në humnerë vetura në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, vdes një grua

Bie në humnerë vetura në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, vdes një grua

Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në trafik të premten në mëngjes në rrugën magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit.

Një veturë Nissan e ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë, tha sot policia.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se viktima është një grua e moshës madhore.

“Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra”, tha Veseli.

Ekipe të policisë, zjarrëfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Policia tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, e cila po e heton rastin.

Shpërndaje në: