Bie në ara vetura e policisë, u aksidentua me një veturë që po bartte një viktimë (PAMJE)

Bie në ara vetura e policisë, u aksidentua me një veturë që po bartte një viktimë (PAMJE)

Një veturë e Policisë së Kosovës ka përfunduar në ara pasi është aksidentuar me një veturë, në të cilën një familjar po transportonte një viktimë që dyshohet se kishte bërë vetëvrasje.

Policia i ishte përgjigjur këtij rasti, por në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar duke lënë të lënduar tre persona, dy zyrtarë policorë dhe një qytetar.

Këto informata i dha zëdhënësi i policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës. Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar). Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”, tha Elezaj për Express.

Pamje nga aksidenti ka publikuar RTV Besa:

Shpërndaje në: