Bie Instragrami: Aplikacioni dhe web-sajti nuk po punojnë askund në botë

Periskopi.com Tech/Auto

Përdoruesit e Instagramit, anë e mbanë botës nuk do të kenë mundësi të shohin fotografitë dhe videot më të reja, përcjell Periskopi.

Problemet janë shpërndarë në gjithë botë, me raportet më të shumta që erdhën nga Evropa, ShBA-ja dhe Japonia, sipas website-it Down Director.

Ndërsa raportimet u shpërndanë, dukte se kjo nuk i ka afektuar të gjithë përdoruesit.

Njerëzit që po përballen me të tilla probleme nuk mund të futen në profilet e njerëzve tjerë, e as të hyjnë në website-in e Instagramit. Por ky është një version shumë i limituar i shërbimit, dhe nuk është e mundur që të shoh “news feed”-in tuaj, për shembull. /Periskopi