Bideni mund të izolohet shkaku i qëndrimit për konfliktin Izrael-Palestinë
*Opinioni është shkruar për The Guardian, është përkthyer nga Periskopi.
Në mbrojtjen e tij të palëkundur për Izraelin, Joe Bideni po rrezikon veten e tij.
Biden po i qëndron mbrapa vijës së palëkundur të vënë si senator i ri, dhe nuk po zmbrapset nga krahu progresiv i partisë së tij apo i demokratëve hebre që po janë të ashpër ndaj Bejnamin Netanyahut.
Bideni madje edhe është përgatitur të përballet me izolim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me koston potenciale të vetë kredibilitetit apo multilaterizmit të tij për të drejta të njeriut. Por, analistët thonë se derisa numri i vdekjeve në konflikt po rritet pa shenja armëpushimi, presioni i brendshëm dhe ndërkombëtar për presidentit mund të bëhet e pamundur që të injorohet.
Hebrenjtë amerikanë po bëhen gjithnjë e më skeptikë për Netanyahun dhe politikat e tij. Një studim nga Qendra Hulumtuese Pew i publikuar javën e kaluar gjeti se veëtm 40 për qind prej tyre mendonin që kryeministri po ofronte lidership të mirë, duke rënë kjo përqindje sidomos te hebrenjtë e rinj në 32 për qind. Për habi, vetëm 34 për qind i kundërshtonin sanksionet dhe masat e tjera ndëshkuese kundër Izraelit.
Lobi liberal i hebrenjve amerikanë, J Street, ka influencë gjithnjë e më të madhe në partinë Demokratike dhe i ka bërë thirrje Bidenit që të bëj më shumë për të ndalur gjakderdhjen dhe politikat izraelite që kanë ndihmuar në nxitjen e konfliktit.
“Ne po ashtu i bëjmë thirrje administratës që ta bëj të qartë publikisht se përpjekjet e Izraelit për të dëbuar familjet palestineze nga Jerusalemi Lindor dhe nga Bregu Perëndimor janë të papranueshme, ashtu siç është përdorimi i forcës së tepruar kundër protestuesve,” tha Jeremy Ben-Ami, president i grupit.
Një shkrimtar i njohur progresiv hebre, Peter Beinart, shkroi një koment për The New York Times javën e kaluar duke argumentuar për të drejtën e refugjatëve palestinezë që të ktheheshin si zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për ciklin e dhunës. “Dëbimet nga Jerusalemi Lindor janë aq të dhimbshme sepse ato po vazhdojnë si një tipar i dëbimit që është i vjetër po aq sa Izraeli vetë,” shkruante ai.
Përkrahja e plotë e Donald Trumpit për Netanyahun dhe politikat e tij kontribuoi në bërjen e politikës për Izraelin si një çështje partiake. Duke u përballur me kundërshtimin e fortë të hebrenjve amerikanë, ish ambasadori izraelit në ShBA, Ron Dermer, argumentoi publikisht javën e kaluar që qeveria izraelite duhej të shpenzonte më shumë energji në mbërritjen e evangjelistëve “pasionant” amerikanë se sa të hebrenjve për të cilët tha se “janë disproporcionalisht mes kritikëve tanë”.
Evangjelistët amerikanë si Mike Pence dhe Mike Pompeo kishin ndihmuar në formësimin e politikës Trump mbi Izraelin. Ata nuk janë forcë në partinë Demokratike por duhet dhënë konsideratë në shtetet që kontrollojnë e që Bidenit i duhet të fitojë në zgjedhjet e mes-mandatit të vitit të ardhshëm në mënyrë që të mbajë shumicën në kongres.
Sidoqoftë, ai nuk mund ta përballojë alienimin e progresivëve të partisë së tij. Ishte entuziazmi progresiv, dhe mbështetësit e figurave kyçe si Bernie Sanders, që e ndihmuan Bidenin të fitonte mandatin si president.
Progresivët e Kongresit si Alexandria Ocasio-Cortez kanë qenë gjithnjë e më të zëshëm në kritikat e tyre kundër vijës së Bidenit në mbrojtje të Izraelit. “Nëse administrata Biden nuk mund të mbrojë një aleat, kush mund ta mbrojë atë? Si mund të pretendojnë me kredibilitet se i mbrojnë të drejtat e njeriut?” kishte shkruar të shtunën Ocasio-Cortez në llogarinë e saj në Twitter.
Bideni ka punuar fort që të kultivojë marrëdhëniet me progresivët gjatë fushatës por edhe pas saj, duke i bërë pjesëmarrës në ndërtimin e politikave, por krizat aktuale i kanë dhënë fund muajit të mjaltit.
Shumica e analistëve, sidoqoftë, thonë që Bideni e ka vendosur kursin e tij për Izraelin shumë kohë më parë, dhe se do të ishte e zorshme që ta ndërronte. Ai ishte një mbrojtës i fortë në Senat për dekada me radhë, duke mbështetur bombardimet e Izraelit ndaj reaktorëve të dyshuar nuklear të Irakut më 1981, për shembull, duke e cilësuar veten si “mikun më të ngushtë katolik të Izraelit”.
Politika e tij e jashtme bazohet në themelet e aleancave tradicionale amerikane.
“Bideni ka kompasin e vet kur bëhet fjalë për atë rajon, dhe është zor të vihet në presion nga e majta e partisë së tij,” ha Carmiel Arbit. “Por, varet edhe prej situatës. Nëse konflikti përshkallëzohet, dhe numrat e viktimave rritën shumë, pozicioni i Bidenit mund të ndryshojë.”
Daniel Levy, kreu i një thinktanku, u pajtua që dheu politik nën këmbët e Bidenit po ndryshonte. “Është e parakohshme të thuhet që trajtimi special që Izraeli e merr në politikën amerikane do të përfundojë përfundimisht. Megjithatë, dinamikat po çojnë në atë drejtim dhe shenjat e ndryshimit janë tashmë të dukshme – pyetja është sa larg dhe sa shpejt do të lëvizin ato.”
Për kohë të shkurtër, u shpreh ai, çelësi do të mbetet te pikëpamjet e ndara në senat, që është i ndarë 50-50, me agjendën e Bidenit shpesh të varur me atë të Kamala Harrisit, zëvendëspresidentes, që çon edhe në votën vendimtare.