Biden heq kufizimet, Ukraina lejohet të godasë disa objektiva në Rusi me armë amerikane
Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë leje Ukrainës që të përdorë armët e furnizuara nga SHBA për të goditur objektivat në Rusi, por vetëm pranë rajonit të Kharkiv-it, citojnë mediat amerikane zyrtarët të kenë thënë.
“Presidenti kohët e fundit udhëzoi ekipin e tij që të sigurojë që Ukraina të jetë në gjendje të përdorë armët amerikane për qëllime kundër zjarrit në Kharkiv, në mënyrë që Ukraina të mund t’i kundërpërgjigjet forcat ruse që i godasin ose përgatiten për t’i goditur ato,” citoi uebfaqja Politico një zyrtar të paidentifikuar amerikan.
Ndërsa politika e SHBA-së për të mos lejuar sulme me rreze të gjatë brenda Rusisë nuk ka ndryshuar, sipas raporteve, Moska ka të ngjarë ta shohë masën e fundit si një përshkallëzim.
Forcat ruse kanë bërë një numër fitimesh të vogla në rajonin e Kharkivit në javët e fundit pas një ofensive të befasishme në këtë zonë, e vendosur në kufirin me Rusinë.