Biden e kujton me fjalë të mëdha legjendën Pele
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka kujtuar legjendën e futbollit Pele i cili vdiq dje në moshën 82-vjeçare.
“Para Messit, Ronaldos, Beckhamit, ishte Peleja. Më 1958 ai e fitoi Kupën e parë të Botës për Brazilin si shtatëmbëdhjetëvjeçar – fituesi më i ri ndonjëherë. Ai më pasi i fitoi edhe dy kupa të tjera bote më 1962 dhe 1970, duke e bërë lojtarin e vetëm në botë sot me tre trofe të Kupës së Botës”, ka shkruar Bideni.
“Për një sport që e bën botën bashkë si asnjë sport tjetër, ngritja e Pelesë nga fillime modeste në një legjendë futbolli është tregim mbi të mundurën”.
“Sot, mendimet e mia dhe te Jillit [bashkëshortes] janë me familjen e tij dhe me të gjithë ata që e deshën”.