Biden dënon sulmin ndaj Trump: Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë

Biden dënon sulmin ndaj Trump: Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në fushatën e Donald Trump në Pensilvani.

Biden ka treguar se ka marrë informacione lidhur me ngjarjen dhe ka falënderuar forcat e rendit për reagimin.

“Jam informuar për të shtënat në mitingun e Donald Trump në Pensilvani”.

“Jam mirënjohës që dëgjoj se ai është i sigurt dhe mirë. Unë jam duke u lutur për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme”, ka shkruar Joe Biden.

“Jill dhe unë i jemi mirënjohës Shërbimit Sekret që i ofroi atij siguri. Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë”, ka përfunduar presidenti Biden.

Shpërndaje në: