Bezdia e mbijetesës dhe bezdia e shpirtit

Bezdia e mbijetesës dhe bezdia e shpirtit

Dücane CÜNDİOĞLU

Ka dy lloje bezdish: bezdia e mbijetesës dhe bezdia e shpirtit. E para është bezdi e dorës. Dora është një organ unik i njeriut, një instrumentum, mjet. Me fjalët e Aristotelit, mjet i mjeteve. (οργανων εστιν οργανων). Nga fakti se njeriu përdorë të gjitha mjetet e tjera përmes dorës, dora shenjon mjetin e mjeteve qe do të thotë se dora s’është qëllim, por mjet, biles pajisje. Pajisje e veprimit; punës/funksionit. Dora e njeriut duhet të jetë e punësuar.  Të qëndisë, të lëvizë, të atashohet në diç. Por përse ? Në instancën e fundit gjithnjë për një qëllim: t’ia dali mbanë mërzisë së mbijetesës, darëve të saj, thjesht për vetë dobinë. Bëri se ç’bëri njeriut i duhet të prodhojë, t’i largoj nga rruga barrierat. Me dorë. Gjithnjë me dorë, përmes punës e saj. Fryti i kësaj dihet që në fillim:  heqë qafesh barrën e mbijetesës.

Por, me tu fashitur brenga e mbijetesës, kësaj rradhe  i’a mbërrin befshëm bezdija e shpirtit. Me tu rehatuar trupi, shpirti s’di ç’të bëjë. Nis e ndjenë pazap nevojën e një projektimi, imagjinimi, mendimi e arsyeje. E nëse s’është edukuar sa duhet dhe siç duhet, nëse ska mësuar dallimin e aftësive, përhumbet i tëri, pra tani jo vetëm që s’di ç’të bëjë, por as çfarë të dojë dhe kësodore përshkohet nga mundimi. Kështu pra lindë ai që e njohim si mundim shpirtëror, bezdi e shpirtit. Aristoteli shpirtin (psûkhe) e përgjason me dorën, por potencon se njeriu s’është qenësor i arsyeshëm pse ka duar, por pikerisht pse është qenie e arsyes ka edhe duar. Këtu qendron shkaku pse njeriu pos dobisë, kerkon edhe kënaqesinë sepse dora do punën, syri pamjen, kurse gjuha të folurit. Kurse kur jemi tek shpirti, ai së pari e do një shpirt sivlla që preokupohet me të. Një preukupim, kujdes e kënaqesi, diçka që i’a dëbon mundimin.

Përktheu: F.S.

Shpërndaje në: