Betim Gjoshi: Pres me padurim të rikthehem në terren, asgjë s’na ndalë
Kandidati i PDK për deputet, Betim Gjoshi ka njoftuar se tanimë është dalë nga spitali i cili ishte duke u trajtuar pas aksidentit që pati javën e kaluar.
Ai në Facebook tha se pret me padurim të kthehet në tubimet zgjedhore i cili garon me numër 50.
Pas një aksidenti që pata javën e kaluar, nga i cili u desht t’i nënshtrohem operimit, jam liruar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Klinika e Ortopedisë. Falënderoj nga zemra mjekët, infermieret dhe stafin teknik për kujdesin e jashtëzakonshëm.
Një falënderim të veçantë kam për doktorët Pleuratin, Blerimin, Gjemën dhe Benin, si dhe për motrat Bardhën, Blerinën dhe shumë të tjerë që më ndihmuan gjatë kësaj periudhe sfiduese.
Jam thellësisht i prekur dhe mirënjohës ndaj qindra njerëzve që më vizituan në spital dhe mijëra të tjerëve që më shkruan e u interesuan për shëndetin tim.
Tani jam pranë familjes sime dhe pres me padurim të rikthehem në terren, bashkë me ju, për të vijuar fushatën tonë zgjedhore dhe për të realizuar vizionin tonë për një Kosovë ma të mirë.
Asgjë nuk na ndal. Betimi për fitore!
#PDK131 #BGJ5O