Beteja për mbijetesë: Fëmija 7-ditësh operohet në zemër, mjekët kishin frikë nga më e keqja (Foto)
Një nënë ka publikuar foto të pabesueshme të bebes së saj pasi ai ishte operuar në zemër kur kishte lindur pas shtatë ditëve.
Nëna 25-vjeçare, Aimee Roberts ishte e shkatërruar pasi fëmija i saj Leo kishte vuajtur nga një problem në zemër.
Por ajo dhe partneri i saj Alex Nicholls, 26-vjeçar, u tha se djali i tyre do të kishte nevojë për kirurgji të hapur dhe u njoftuan nga mjekët për më të keqën, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Zonja Roberts, nga Keynshami i Somersetit e ka pritur në ankth për gjashtë orë operimin e djalit të saj shtatë javësh.
Edhe pse operacioni rezultoi i suksesshëm, Roberts tha se ishte e “tmerrshme” të shihte djalin e saj të shrirë si i “pajetë” nën një ngrohës për të sjellë përsëri temperaturën e trupit.
Ajo tha: “Unë qaja vazhdimisht. Sytë e tij ishin të fryrë. Ai nuk jepte shenja jete. I mbuluar me tela për t’i dhënë frymën, ai ishte i mbuluar me pajisjet mjekësore.”
Ajo gjithashtu tregon momentin kur ndodhej në spital, pas një kohe relativisht të gjatë ku kishte mësuar shumëçka nga fusha e mjekësisë.
“Ne mësuam të gjitha rreth ekokardiogramës, ECG-së, monitorëve, testeve të gjakut, diagrameve, rreziqeve dhe mundësive.”/Periskopi/