Bet-David: Messi u vendos pranë meje, shtëpia ime tani vlen 25 milionë dollarë më shumë

Bet-David: Messi u vendos pranë meje, shtëpia ime tani vlen 25 milionë dollarë më shumë

Sipërmarrësi dhe “podkasteri”, Patrick Bet-David, ka zbuluar se rezidenca e tij në Fort Lauderdale vlen 25 milionë dollarë më shumë që kur Lionel Messi u zhvendos me banim afër tij.

Ylli i futbollit, i cili nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare e gjysmë me vlerë 50-60 milionë dollarë në sezon, u transferua në Florida në verë pasi nënshkroi me Inter Miamin e David Beckhamit, transmeton Gazeta Express.

Pasi kaloi muajt e tij të parë duke jetuar në një apartament prej 9 milionë dollarësh afër “plazhit të artë”, fituesi i Kupës së Botës bleu një pronë të re 10.75 milionë dollarë në Fort Lauderdale në shtator.

Prona prej 10,500 metrash katrorë, që në të është një shtëpi luksose tashmë e yllit argjentinas, ndodhet brenda komunitetit të mbyllur në Bay Colony, një nga lagjet lundruese në veri të Fort Lauderdale.

Një nga fqinjët e tij është Bet-David, sipërmarrësi, autori dhe këshilltari financiar amerikan. Tani duket se lagja tashmë po korr shpërblimet e Messit që lëvizi aty pranë, pasi ka shkaktuar rritje të çmimeve të pronave.

Duke folur për “VladTV“, ai tha: “Deri tani unë kam bërë tashmë 25 milionë dollarë kapital me shtëpinë që kam. Messi sapo u zhvendos pranë shtëpisë sime. Të gjithë duan të jenë në komunitetin tonë. Është një komunitet i mbyllur në një ishull me vetëm një rrugë për të shkuar, shumë i sigurt, shumë i mbrojtur. Dashtë Zoti te jetë akoma. Tani që Messi është aty, të gjithë po vijnë në barkat e tyre për të parë shtëpitë. Ne jemi mirë”.

Shtëpia mahnitëse e Messit është vetëm në breg të detit, 15 minuta me makinë nga stadiumi “DRV PNK” i Miamit dhe baza e stërvitjes së klubit të Inter Miamit.

Për fat të mirë, edhe shoku i skuadrës, Sergio Busquets, nuk është larg. Mesfushori raportohet të ketë paguar së fundmi rreth 9 milionë dollarë për një shtëpi në Sea Ranch Lakes.

Shpërndaje në: