Besojeni apo jo, Diaz kushton më shumë se Messi

Periskopi.com Sporti

Brahim Diaz mund të jetë vetëm 19 vjeç dhe ka luajtur vetëm 15 ndeshje me ekipin senior në karrierën e tij, por nënshkrimi i ri i Real Madridit ka një klauzolë lirimi më të madhe se shokët e skuadrës Isco dhe Marco Asensio, madje edhe se Lionel Messi.

Ka momente që një transferim ka ndryshuar historinë, dhe herë pas here nuk do ta mbivlerësohej, që është patjetër transferimi i Neymar në PSG, përcjell Periskopi.

Tashmë shumat e transferimeve janë të larta, duke e marrë shembull transferimin e Dominic Solanke tek Bournemouth, duke mos u paraqitur as edhe pesë herë me ekipin e Liverpool, por u shit për 19 milionë funte.

Diaz has barely played any football but is clearly highly rated in Madrid. Image: PA Images

Një skenë e re në transferime është edhe klauzola e lirimit. Duke filluar nga Asensio dhe Isco, që kanë klauzolë lirimi 700 milionë euro.

Megjithatë, dy lojtarët e Real Madridit janë ‘zhdukur’ nga bashkëlojtari i tyre më i ri. Sipas gazetës spanjolle AS firmosja e re, Brahim Diaz ka nënshkruar një klauzolë lirimi prej 750 milionë eurosh.

Ky lajm do të thotë se tinejxheri, i cili bëri vetëm pesë paraqitje në ligë për Manchester Cityn përpara se të kthehej në Spanjë, gjithashtu ka një klauzolë më të madhe se Lionel Messi.

Ylli argjentinas mund të blehet nga çdo klub, që ofron 700 milionë euro. /Periskopi

Shpërndaje në: