Besnik Tahiri përkujton arsimtarin e tij të parë të edukates fizike

Besnik Tahiri përkujton arsimtarin e tij të parë të edukates fizike

Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri ka njoftuar për vdekjen e arsimtarit të tij të parë të Edukatës Fizike.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook Enver Qosen e kujtoj si njëri që përmendej për dashurinë dhe disiplinën.

“I paharrueshëm qoftë kujtimi për Enver Qosën! Qyteti ia ka borxh që emrin dhe veprën e tij ta nderojë dhe ta lartësojë”, shkroi mes tjerash Tahiri

 

 

Postimi i plotë:

 

I dhimbshëm lajmi për vdekjen e hershme të arsimtarit tim të edukatës fizike, profesorit, sportistit të dalluar dhe intelektualit, Enver Qosa!

Lajmi, që Profa është ndarë nga djali i tij Labinoti, nga familja, Llapi e Kosova, na mbuloi me dhimbje, por edhe krenari për punën dhe kontributin e tij jetësor.

Arsimtari Enver, për gjeneratat e reja, ishte në mesin e idhujve të futbollit. I përket brezit që mbajti gjallë sportin. Ato gara e ato pamje, që ende ndahen, kishte shumë hise edhe Enveri.

Si arsimtar, profesor e drejtor shkolle në vitet më të rënda, ai përmendet për disiplinën dhe dashurinë për secilin që e ka njohur. Atë disiplinë e kam ndjerë edhe unë.

I paharrueshëm qoftë kujtimi për Enver Qosën! Qyteti ia ka borxh që emrin dhe veprën e tij ta nderojë dhe ta lartësojë.

Shpërndaje në: