Besnik Tahiri për problemet me rrymë: Ky është rikthim në vitin 2000, lojë me ndjenjat e popullit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër pas problemeve me rrymë në vend.
Ai ka thënë se kjo situatë, është kthim në vitin 2000.
Postimi:
Kolapsi energjetik në Ferizaj dhe kaosi energjetik në Kosovë tregon se kjo Qeveri as nuk ka dije, as nuk shqetësohet fare për evitimin dhe as tejkalimin e kësaj gjendje të rëndë. Kjo është rikthim në vitin 2000, pra 25 vjet pas. Loja me ndjenjat e popullit të Kosovës është tradhti ndaj besimit popullor. Fundi i këtij eksperimenti është i afërt.