Besnik Tahiri: Nuk do të jem deputet i kësaj legjislature, por ngritjen e kam synim

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet i legjislaturës së re që do të krijohet nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Unë nuk do të jem deputet i kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës, tani edhe pas certifikimit të rezultateve konfirmohet se ky ishte vullneti i votuesve të Aleancës”, ka shkruar ai.
Tahiri ka uruar kolegët e tij që fituan mandatet, ndërsa për vete tha se do të reflektojë për këtë rezultat.
“Unë do të vazhdoj të jem i njëjti, por do të më duhet do kohë për të analizuar dhe reflektuar mbi këtë çka ka ndodhur. Në veçanti, më duhet të analizoj cilat janë arsyet që votuesi i AAK-së në një përzgjedhje preferenciale, me mundësi të zgjedhjes së 10 kandidatëve nuk e kanë parë të rrugës që unë të jam njëri prej dhjetëve në preferencën e tyre”, ka shkruar ai, duke thënë se nuk do të dorëzohet./Periskopi/
Postimi i plotë: