Besnik Tahiri: Kurti e Gërvalla po kërkojnë që Ambasadorët të bëhen mjet i tyre për fushatë zgjedhore
Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar në lidhje me konferencën e ambasadorëve, për të cilën ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti, dhe Donika Gërvalla, do të duhej të ndjenin turp për degradimin e krijuar në shërbimin diplomati.
Tutje, Tahiri ka deklaruar edhe se Kurti e Gërvalla po kërkojnë që ambasadorët të bëhen mjet për fushatë zgjedhore.
‘‘Sot, në Konferencën e Ambasadorëve, kryeministri dhe zëvendësja e tij duhet të ndjenin turp për rrëmujën e degradimin e krijuar në shërbimin diplomatik dhe në ministri. Duhej t’i vinte keq kur shihnin në sy profesionistët që, për katër vite me radhë, i trajtuan në mënyrën më të keqe të mundshme. Filluan duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument për migracion dhe diasporë. Vazhduan duke shuar synimet dhe aspiratat e atyre që përkushtohen ndaj këtij profesioni fisnik. Dhe tani po e përfundojnë duke kërkuar që këta profesionistë të shndërrohen në mjet për fushatat zgjedhore.
Konferencë? Për kë?”, ka shkruar ai.
Sot, në Konferencën e Ambasadorëve, kryeministri dhe zëvendësja e tij duhet të ndjenin turp për rrëmujën e degradimin e krijuar në shërbimin diplomatik dhe në ministri. Duhej t’i vinte keq kur shihnin në sy profesionistët që, për katër vite me radhë, i trajtuan në mënyrën më të keqe të mundshme. Filluan duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument për migracion dhe diasporë. Vazhduan duke shuar synimet dhe aspiratat e atyre që përkushtohen ndaj këtij profesioni fisnik. Dhe tani po e përfundojnë duke kërkuar që këta profesionistë të shndërrohen në mjet për fushatat zgjedhore.
Konferencë? Për kë?