Besnik Tahiri kritik ndaj Qeverisë: Formalizohet shkatërrimi i administratës së shtetit

Besnik Tahiri kritik ndaj Qeverisë: Formalizohet shkatërrimi i administratës së shtetit

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar duke thënë se nga sot është formalizuar shkatërrimi i administratës së shtetit.

Tahiri ka thënë se tashmë ushtruesit e detyrës kanë të drejtë dy vjet të ushtrojnë detyrën e pozitave të larta.

Sot, është legalizuar koncepti ‘Parti Shtet’”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij:

Sot, u formalizua shkatërrimi i Administratës së Shtetit. Sot, Qeveria e legalizoi partizimin e shtetit me nenin që e normon Ushtruesin e Detyrës me dy vjet në ushtrimin e detyrës në pozita të larta. Sot, me një e-mail emërohesh Sekretar i Përgjithshëm dhe në të njëjtën ditë me një e-mail tjetër shkarkohesh. Sot, është legalizuar koncepti ‘Parti Shtet’.

Shpërndaje në: