Besa Famgas kampion në hendboll

Besa Famgas kampion në hendboll

Besa Famgas nga Peja, superfuqi e hendbollit të Kosovës. Pejanët fituan titullin e tetë rresht apo të 17-tën në histori, që nga pavarësimi i sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav. 

Prishtina ishte një kafshatë e lehtë për Besën në përballjen e dytë të finales së Play-off-it të Superligës së Kosovës, duke pësuar humbje me rezultat 39:32 (19:15).

Kryeqytetasit nuk ishin as hija e finales së parë, megjithatë Taib Kabashi, kryetrajner i Prishtinës, duhet të jetë i kënaqur që e preku finalen e madhe.

Kryetrajneri i Besës, Javier Cabanas, është krenar me këta djem dhe tani synon edhe trofeun e Kupës së Republikës së Kosovës.

Prishtina kampion u bë në vitin 2012-13 dhe nga kjo periudhë Besa sundon, duke i fituar titujt rresht.

Besa nuk ka pasur rival të denjë që nga fillimi i kampionatit e deri në fund,. Investimet e familjes Idrizi po shpërblehen me suksese.
Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.

Prishtina-Besa Famgas 32:39 (15:19)
Gjyqtarë: Genc Bujupi, Getoar Bujupi.
Shtatëshet: Pr. 4 (2), Be. 1 (1).
Prishtina: Agushi, Terziqi 2, Syla 1, Beshiri 1, Prekazi 4, Shabani 7, Kastrati 2, Zherka 1, Bajçinovci 9, D. Ramadani, Gjuka 4, H. Ramadani, Ademi 1 dhe Beqiraj.
Besa Famgas: Mehmeti, Gjuka 4, Y. Muqolli 4, J. Muqolli 4, Charalampos 5, Dr. Tahirukaj, Muqolli 3, Alonso 3, Prce 9, Visoka 4, Vokshi 1, Mushkolaj 2, Thaqi dhe Luzha.

Shpërndaje në: