Besa e gatshme për ndeshjen e rëndësishme
Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, është e gatshme për ndeshjen ndaj Borcit.
Sot prej orës 18:00 në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës, Besa luan me skuadrën vendase.
Është ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane.
Të dielën paradite pejanët kanë zhvilluar stërvitje në palestrën “Borik”, ku sonte Besa synon ta bëj hapin e parë drejt raundit tjetër