Bernard Challandes: Jam i zhgënjyer

Bernard Challandes: Jam i zhgënjyer

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka reaguar pas disfatës 3-0 kundër Suedisë.

”Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. Jam i zhgënjyer me pjesën e parë të skuadrës, sepse në pjesën e parë kemi bërë një punë të mirë por edhe gabime të panevojshme,” tha fillimisht Challandes.

”Pjesa e dytë nuk ishte e mirë, por duhet të marrim mësim.

”Nuk ishte perfekt për Samirin, por në rregull duhet ta pranojmë këtë situatë dhe është problemi në këtë skuadër tani. Ne bëjmë shumë gabime të vogla dhe i paguajmë dhe është problem. Nuk e vras portierin që ka bërë gabime, vras më shumë skuadrën që nuk luajtën mirë në pjesën e dytë,” përfundoi ai. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: