Bernard Berisha takohet me Batatinën në Antali. shkëmbejnë dhurata për njëri-tjetrin

Bernard Berisha takohet me Batatinën në Antali. shkëmbejnë dhurata për njëri-tjetrin

Llapi ka fituar ndeshjen e radhës në Antali, ku aktualisht po i zhvillon përgatitjet para stinorit pranveror.

Llapianët mposhtën fituan 1-0 kundër skuadrës nga Rusia, Akhat Grozny, falë golit të vetëm të shënuar nga Bianor Neto.

Para nisjes së kësaj sfide, futbollisti kosovar i Akhmat Groznyt, Bernard Berisha ka takuar kryetrajnerin e Llapit, Tahir Batatinën.

Ata shkëmbyen edhe disa dhurata me njëri-tjetrin. Berisha i dhuroi fanellën e tij të skuadrës ruse, ndërkohë që Batatina i dhuroi emblemën e klubit llapjan.

Për Llapin kjo ishte ndeshja e katërt miqësore në qytetin bregdetar turk.

Shpërndaje në: