Berlin: Në vitin 2021 diplomatët kryen rreth 10,000 shkelje trafiku

Berlin: Në vitin 2021 diplomatët kryen rreth 10,000 shkelje trafiku

Vitin e kaluar policia gjermane ka regjistruar 9,973 shkelje trafiku nga diplomatët e huaj vetëm në rrugët e Berlinit. Asnjëra nga këto shkelje nuk u ndoq penalisht, e as nuk u shqyrtua imuniteti i personelit të ambasadave ndërkombëtare. Shuma e gjobave të shqiptuara është 200,000 euro, por asnjëra nuk u pagua.

Shkeljet më të shpeshta ishin parkimet e gabuara dhe tejkalimi i shpejtësisë. Në dhjetë vendet e para përfshihen Arabia Saudite, Greqia, ShBA, Iraku, Rusia, Sudani, Egjipti, Jemeni, Indonezi dhe Turkmenistani. Me targa diplomatike janë regjistruar 2550 automjete të korit diplomatik.

Sipas MPB’së gjermane, nga janari e deri në nëntor të vitit 2021 veturat diplomatike kanë marrë pjesë në 46 aksidente trafiku. Në 28 raste, që është 60 përqind e këtyre aksidenteve, ka pasur dyshim për arratisje, megjithëse edhe në këto raste autoritetet gjermane nuk kanë autoritet ligjor për të shqiptuar sanksione.

Shpërndaje në: