Berisha takohet me banorët e Nashecit: Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza do të jetë prioritet për ne si deputet

Berisha takohet me banorët e Nashecit: Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza do të jetë prioritet për ne si deputet

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, ka takuar banorët e fshatit Nashec.

“Nasheci si një nga fshatrat më turisitik në Prizren, më shumë se 15 vite përballet me problemin, ku në lumin Dri afër këtij fshati derdhen 50% e ujrave të zeza të Prizrenit.”, ka thënë para mbështetësve, Zafir Berisha i cili garon me numrin 14 në listën zgjedhore të koalicionit AAK-Nisma.

Postimi i plotë:

Sot, në fsharit Nashec me bashkëluftëtar dhe mbështetës të kualicionit e veprave të mëdha me nr 137!

Nasheci si një nga fshatrat më turisitik në Prizren, më shumë se 15 vite përballet me problemin, ku në lumin Dri afër këtij fshati derdhen 50% e ujrave të zeza të Prizrenit.

Ky problem ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe ekosistemin përreth, prandaj ndërtimi i impjantit për trajtimin e ujërave të zeza do të jetë prioritet i prioriteteve për ne si deputet.

Kjo do të realizohet me ndihmën e një investimi direkt nga Qeveria e re e Republikës së Kosovës, që do të udhëhiqet nga Koalocioni për Kosovën Fituese me nr 137, e cila do të mbështesë ndërtimin e një impianti të ri për pastrimin e ujërave, duke siguruar kështu një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë banorët dhe ekosistemin.

#veçvepra137 #zafa14

Shpërndaje në: