Berisha: Rama i terrorizuar pas arrestimit të Veliajt

Berisha: Rama i terrorizuar pas arrestimit të Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama është i terrorizuar pas arrestimit të Erion Veliajt.

“Edi Rama pas arrestimit të numrit 2 të PS-së bëri gjithçka nga njëra anë i terrorizuar dhe i trembur gjer në palcë nga Erion Veliaj që të tregojë se nuk ka gisht në këtë aferë. Këtu do ndalemi pak. Nuk kishte hallin e Erion Velisë, kishte hallin e tij, sepse ky prokuror që guxoi të kërkojë arrestimin e Erion Velisë dhe ky gjykatës që vendosi për arrestimin e tij, këta litarin në shtëpinë e të varurit ia çuan në Surrel. Po, sepse për leje ndërtimi Edi Rama me favore i ka tërkuzë”, tha Berisha.

“Në çdo vend të botës para kësaj situate një njeri që ka minimumin e përgjegjshmërisë jep menjëherë dorëheqjen. Një popull i tërë ngrihet në këmbë për ta përzënë nga zyra një hajdut, një padrino si ky. Le ti bjerë sa të dojë tavolinave, ai është i padenjë për asnjë detyrë shtetërore përveçse aty ku ka përgjegjësitë e tij. Erion Veliaj ishte një hajdut, por abuzime shumë më të mëdha janë të Edi Ramës. Grabitja e portit të Durrësit shkon rreth 4 miliardë Euro që po e ndërton ky me Alabarin e tij”, tha Berisha.

Shpërndaje në: