Berisha: Prindon Sadriu duhet të arrestohet, ka mbajtur fshehur krimin e dhunimit të dy vajzave

Berisha: Prindon Sadriu duhet të arrestohet, ka mbajtur fshehur krimin e dhunimit të dy vajzave

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kërkuar arrestimin e bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

Pas raportimit të gazetës Nacionale, se Sadriu ishte pjesë i një grupi të komunikimit në Facebook, ku familja Ramadani fliste për dhunimin e vajzave të tyre nga Sadri Sadriu, Berisha ka thënë se organet e drejtësisë duhet të reagojnë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Zotëriu i Parë duhet të arrestohet sepse e ka mbajtur fshehur një krim.

“Vrasja në Ferizaj po tregon se heshtjes, durimit dhe pritjes në drejtësi, për atë që ka ndodhur gjatë luftës 1998/99 po i vije fundi. Kur nuk vepron drejtësia e cila është kapur nga regjimi aktual, kriminelët që dhunan femrat shqiptare gjatë luftës, po duhet me marrën “drejtësin” sipas Kanunit! Vrasja si vrasje nuk është e mirë edhe pse dikush e “meriton”, mirpo kur ajo ndodhën për arsye se nuk funksionojn organet e drejtësis, at’herë duhet me u ndalën me mendu; a thua të gjitha ato vuajtje, sakrifica, vrasje, gjymtime e dhunime që i përjetuam si popullë gjatë dhe para luftës duhet të harrohen dhe kryersit e tyre duhet të amnestohen!? Printon Sadriu si familjar e dhunuesit të vrarë duhet të arrestohet, sepse si zyrtar i lartë i institucioneve të Kosovës(MPJD), duke qenë në dijeni me vetëdije e ka mbajtur të fshehur krimin e dhunimit të të miturave gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Berisha.

Vrasja në Ferizaj po tregon se heshtjes, durimit dhe pritjes në drejtësi, për atë që ka ndodhur gjatë luftës 1998/99 po…

Posted by Zafir Berisha on Saturday, August 17, 2024

Shpërndaje në: