Berisha po kalon çaste të lumtura me familjen e tij në kryeqytetin rus
Bernard Berisha është njëri nga futbollistët më të dashur kosovarë.
Ylli i Dardanëve prej vitesh po luan në elitën e futbollit rus, me Anzhi Makhachkala njëherë e tani tek Akhmat Grozny.
Përveç që është një futbollist i shkëlqyer, Bernardi është edhe një bashkëshort dhe baba i mirë.
Pejani njihet si një tip që i përkushtohet shumë familjes së tij dhe këtë e ka treguar edhe në foton e fundit të publikuar.
Pasi luajti ndaj CSKA Moskës dje (E shtunë), Berisha ka vendosur që ditën e sotme ta kaloj me familjën e ngushtë në kryeqytetin rus, Moskë.
“Me famljen time të dashur në Moskë”, ka qenë mbishkrimi i fotos së publikuar nga Berisha.