Berisha për VV: Miliona euro të vjedhura përmes tenderëve njëburimor

Berisha për VV: Miliona euro të vjedhura përmes tenderëve njëburimor

Sekretari i Nismës, Zafir Berisha, ia ka përmendur aferat korruptive Qeverisë Kurti.

Ai ka vlerësuar se partia në pushtet po i devalvon vlerat e shtetit të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen për të shpëtuar Kosovën.

“Miliona euro të vjedhura përmes tenderëve njëburimor, vjedhje e rezervave shtetërore, shpërlarje e parave të Serbisë nga Martini, miliona ero të vjedhura në KEK nga Nagipi, miliona euro të vjedhura nga Naser Hafizi në ministrin e Liburnit, nga 100 mijë euro për militantët e regjimin në emër të grandeve nga PECI, koordinimi i Mimozës me kriminelin Radojçiq, janë disa nga aktivitet kriminale të qeverisë së Albinit, të cilës priten t’i shtohen edhe aferat sexsuale nëpër zyra të institucioneve. Llumi i shoqëris i cili është grumbulluar në VV, po devalvon çdo vlerë të shtetit të Kosovës, i cili është bër me shumë mund e sakrifica. BËHUNI BASHKË QË TA SHPËTOJM KOSOVËN TONË TË DASHUR!”, ka shkruar Berisha.

Shpërndaje në: