Berisha për pushtetin: Hajnia e tyre është e veçantë, pa marre vjedhin pastaj dalin japin moral

Berisha për pushtetin: Hajnia e tyre është e veçantë, pa marre vjedhin pastaj dalin japin moral

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk” që realizohet nën moderimin e gazetarit Nebih Maxhunit, në Periskopi.

Deputeti Berisha ka qenë i ashpër sa i përket punës së Qeverisë aktuale.

Ai tha se këtij pushteti iu ka dalë fytyra e vërtet, dhe se kanë kry punë vetëm për vete.

Tutje Berisha tha se hajnia e tyre nuk ka marre, të cilët vjedhin, pastaj sipas tij dalin japin moral.

Këtyre iu ka dalë fytyra e vërtet, janë demasku në çdo aspekt, kemi pasë seanca ku i kemi demasku për veprimet e tjera, dhe po shihet se kun një gru të ngulur s’e kanë por kanë kry punë për vete, kanë vjedh, hajninë nëpër lëndinë. Këta e kanë një të veçant prej hajnive tjera, se këtyre nuk ju vjen marre, domethënë vjedh dhe mban fjalim për moral apo për antikorrupsion, hic nuk po iu vike marre. Kemi të bëjmë me kësi lloj të njerëzve. Besoj se populli i Kosovës e ka pa qashtu qysh e kemi pa edhe na, e ka edhe e din që kjo qeverisje duhet me shku në shtëpi dhe dasht zoti jo kurrë ma jo në Kosovë por në asnjë vend mik që e kemi nuk vijnë kësi njerëzish, kësi mashtruesish”, u shpreh ai për Periskopin.

Shpërndaje në: