Berisha për Kurtin: Me mjeshtëri po i përdorë partitë minoritare për të krijuar krizë institucionale në Kosovë

Berisha për Kurtin: Me mjeshtëri po i përdorë partitë minoritare për të krijuar krizë institucionale në Kosovë

Zafir Berisha nga NISMA Socialdemokrate, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti në lidhje me formimin e qeverisë së Kosovës.

Sipas Berishës, Kurti po i përdor ‘përfaqësuesit e partive minoritare për të krijuar krizë institucionale në Kosovë’, raporton Periskopi.

Postimi i plotë:

Duke e pa se e ka të pamundur me formu qeveri, Albini me shumë mjeshtëri po i përdorën perfaqësuesit e partive minoritare për të krijuar krizë instituciale në Kosovë.

Erdhi në pushtet si “nacionalist” me përralla për bashkim kombëtar, kurse për 5 vite ka qeverisur me neojugosllave, pasardhës të UDB-ashave dhe atyre që në vitin 1981 kanë qenë të regjistruar me kombësi jugosllave, duke luftuar çdo vlerë të historis më të re të shoqëris tonë, që realizoj ëndrrën shekullore për liri në Kosovë.

Falë analfabetëve funksional, po sillet me Kosovën sikurse me qenë plaqkë e sjellur me strajcë nga Vlladimiri.

Zafa

Shpërndaje në: