Berisha për deklaratat e Kurtit: Mendon se i ndezin kritikat kundër luftës të përgatitura në kuzhinat e Tanjugut e Sputnikut

Berisha për deklaratat e Kurtit: Mendon se i ndezin kritikat kundër luftës të përgatitura në kuzhinat e Tanjugut e Sputnikut

Kandidati i Nisma Socialdemokrate për deputet me numër 14, Zafir Berisha ka kritikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për kritikat e linqimet gjatë tubimeve të partisë.

Berisha, gjatë intervistës për Periskopin tha se brengoset për shëndetin mendor të Kurtit, derisa shtoi se qytetarët do ta ndëshkojnë liderin e VV-së me votë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

‘’ Ky edhe në këtë kohë po mendon se analfabetët funksionalë që e kanë mbështetur në mënyrë të verbër ose me thënë më shqip që I kanë shkuar mbrapa si kopeja pas bariut, vazhdon të jetë në numër të madh. Ky po harron se gjatë katër vjetëve të qeverisjes njerëzit janë vetëdijësuar dhe mendimi kritik që ka qenë i cunguar, nuk është më. Fyerjet ose ofendimet ose fjalimet polemizuese që i bën, i bën me idenë që me mujt me mbajtë frymën e para katër viteve.

Vet fakti që këto fyerje i ka nisur nga Prizreni kryeqytetin historik, ta quaj “kryeqytet të pekmezit”, dhe jam shumë I bindur se qytetarët e Prizrenit me gjithë tolerancën e kulturën që e kanë, këto ofendime që i ka bërë nuk i tolerojnë, andaj do ta japin përgjigjen më 9 shkurt. Këto deklarata i ka thënë në cdo qytet, dhe këto deklarata kanë qenë shqetësuese për shëndetin e tij. Një kryeministër që pretendon me vazhdu edhe një mandat, me u sjell kësisoj nuk jam në gjendje me kuptu, për mos me dhënë ndonjë term që duhet ta japin psikologët. Kritikat linquese në raport me njerëzit e luftës që është përgatitë në kuzhinat e Tanjugut e Sputnikut e është përkthy e lancu për shumë vite në Kosovë, është duke mendu se do t’i dhez”, u shpreh Berisha.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni mëposhtë:

Shpërndaje në: