Berisha paralajmëron protestë ditën e miratimit të buxhetit: Pensionistë e të papunë do vijnë të thonë fjalën e tyre
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestë para Parlamentit ditën e miratimit të buxhetit.
“Miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit ku qytetarët, pensionistët, fermerët, bizneset e vogla të thonë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe në parlamentin e krimit”, tha Berisha në një konferencë për mediat.