Berisha njofton protestë: Vendim censure dy muaj para zgjedhjeve

Berisha njofton protestë: Vendim censure dy muaj para zgjedhjeve

Me vendim qeverie TikTok do të mbyllet për 1 javë në Shqipëri. Pak minuta pasi qeveria njoftoi ndalimin e Tik Tokut, kryetari i PD Sali Berisha deklaroi se ky vendim është akt censure që merret dy muaj para zgjedhjeve.

Ai lajmëroi se në datën 15 mars Partia Demokratike do të protestojë kundër mbylljes së rrjetit social.

“Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Çapo, njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTokut për 12 muaj. Me datën 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare në sheshin ‘Skënderbej’ para kryeministrisë. Një protestë në të cilën kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTokut.

T’u heqësh shqiptarëve të drejtën e përdorimit të TikTokut dëshmon se çfarë arbitrariteti. Ripërsërit ekzakt atë që bënte Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kristaq Rama gjatë diktaturës, të cilët valëve të radios dhe televizioneve perëndimore u vinin zhurmues në të katër anët e vendit. Me këtë rast ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët të nisim betejën për çlirimin e TikTokut dhe përmbysjen e narkodiktatorit”, tha Berisha.

Shpërndaje në: