Berisha nga Malësia e Vërrinit: Vota për nr 137 është votë për Kosovën në NATO, për Kosovën pa sanksione nga BE
Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka takuar bashkëluftëtarët e tij në Malësi të Vërrinit.
Berisha në Facebook ka shkruar se vota për koalicionin ku bën pjesë edhe partia e tij, është votë për Kosovën në NATO, pa sanksione dhe për Kosovën të integruar në strukturat euroatlantike e vetmja alternativë.